Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën do ta dërgojnë nesër bashkërisht në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin e plotësuar ditë më parë për veteranët.
Burime të “Indeksonline”, brenda opozitës bëjnë me dije se opozitarët do t’i kërkojnë Kushtetueses qe ta shpallë të pavlefshëm plotësim ndryshimin e ligjit të miratuar në seancën e fundit të sesionit vjeshtor.
Sipas këtij burimi, tashmë gjithçka është gati dhe nesër opozitarët do ta dërgojnë në kushtetuese këtë ligj.
Tri partitë opozitare janë shprehur kundër kategorizimit të veteranëve.
Në anën tjetër, koalicioni qeveritar edhe pse numëron mbi 80 deputetët në Kuvend mezi ka arritur ta miratoj këtë ligj.
Kundër miratimit të këtij ligji janë edhe një pjesë e veteranëve të cilat kanë paralajmëruar protesta ditëve në vijim.