VV del partia e dytë, sipas një sondazhi

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 14:20 | Nga

Sipas një sondazhi që e ka bërë organizata “UBO Consulting”, 24.1 % e qytetarëve do të votojnë për PDK, 23.3 % për VV dhe 19.7 për qind per LDK.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme, do të votonin 48 % e qytetarëve të Kosovës.

Në një sondazh të bërë këtë muaj, 24.1 % e qytetarëve kanë thënë se do të votojnë për Partinë Demokratike të Kosovës, ndërkaq 23.3 % e tyre, kanë thënë se do të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje, kurse LDK-ja ka dalë e treta me 19.7 për qind, raporton KTV.

Derisa, Albin Kurti, sipas këtij sondazhi, është lideri më i përshtatshëm për kryeministër të vendit.

Menjëherë pas tij është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa i treti është presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi.

Në sondazhin e bërë këtë muaj nga kompania Ubo Consulting, 48% e qytetarëve të anketuar, kanë thënë se do të votonin nëse zgjedhjet organizohen në një të ardhme të afërt.

Papunësia, luftimi i korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik, janë tri prioritetet kryesore, në të cilat, sipas qytetarëve, partitë politike duhet të fokusohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme