Po mbahet tryeza e partive politike e ftuar nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, “për bashkërendimin e agjendës shtetërore të Republikës së Kosovës”.
Në këtë takim po marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, njëherësh kryetar i AAK-së, zv.kryeministri Fatmir Limaj dhe kryetar i Nismës për Kosovën, Agim Veliu nga LDK-ja.
Në këtë takim nuk po marrin pjesë përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur, raporton Ekonomia Online.