VV e konfirmon se Kurti sot takohet me Listën Serbe

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet sot me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve, përfshi edhe minoritetin serb.

Kështu ka thënë për Klan Kosovën zëdhënësi i VV-së Arlind Manxhuka, duke shtuar se këto takime zhvillohen në kuadër të bisedimeve për ta krijuar Qeverinë.

“Kryetari Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për të krijuar Qeverinë, përveç diskutimeve intensive me partnerin kryesor qeverisës LDK-në, do të takohet edhe me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve, përfshirë edhe minoritetin serb”.

“Me këta të fundit do të diskutohet programi qeverisës – sidomos në fushat që kanë ndikim në jetën e këtij komuniteti. Po ashtu do të diskutohet edhe për propozimet e Kurti sa i përket drejtuesit të ministrisë që do të drejtohet nga dikush prej minoritetit serb, siç garanton Kushtetuta”.

Përveç informacionit se do të ketë një takim, nuk dihet se në çfarë ore dhe në cilin lokacion do të zhvillohet takimi me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme