Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, ka kërkuar të votohet menjëherë Qeveria Haradinaj për të parë nëse i ka votat Qeveria.
“Hajde ta votojmë në këtë moment dhe të shohim a i ka votat pasi z. Haradinaj kërkoi votën e deputetëve”, ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë se prezantimi i Haradinajt ishte i zbehtë dhe i varfër.
Kjo është përkrahur edhe nga Avdullah Hoti i LDK-së. Kjo kërkesë erdhi pas Lista Serbe nuk gjendet në Kuvend.