Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se gjatë bisedave në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së është diskutuar edhe rreth ndërtimit të stadiumit kombëtar.
Abdixhiku ka thënë se stadiumi është vendosur të ndërtohet në Bërnicë dhe jo në Drenas.
“Gjatë bisedave kemi vendosur që stadiumi i kombëtares së Kosovës të ndërtohet në Bërnicë dhe jo në Drenas”, ka thënë Abdixhiku në emisionin Pressing.