Kryetari i ri i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili garoi nga Vetëvendosje por që dha dorëheqje nga partia pas përçarjeve brenda VV-së, ka emëruar drejtorët e rinj komunal.
Emrat e drejtorëve të rinj konfirmojnë përfundimisht ndarjen e Vetëvendosjes, pasi kryetari i ri nuk ka marrë rekomandim nga dega e VV në Kamenicë për këta emra, por i ka emëruar sipas vlerësimeve të tij, duke shënuar kështu edhe formalisht ndarjen e Vetëvendosjes në Kamenicë.
Emrat e drejtorëve të rinj që ka siguruar Gazeta Monitor janë:
Arta Gashi – drejtoreshë e Urbanizmit.
Ismete Thaçi – drejtoreshë e Arsimit.
Arianit Ibrahimi – drejtor për Kulturë, Rini e Sport.
Majlinda Krasniqi – drejtoreshë e Zhvillimot Ekonomik.
Dritan Maliqi – drejtor i Shëndetësisë.
Brikena Ramabaja – drejtoreshë e Administratës.
Një drejtor nga Gjilani do të udhëheqë drejtorinë e Financave.