VV: Institucionet anashkaluan librin, të krijohet një fond i përbashkët me Shqipërinë për përkthim

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 14:50 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sami Kurteshi, nga Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media, tha se institucionet kanë anashkaluar librin dhe biblioteka.

Kurteshi në Ditën Ndërkombëtare të Librit tha se rezultati në PISA pasojë e qasjes shtetërore, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, duhet të krijohet një kod i veçantë për librin, të hiqet TVSh për librin dhe duhet të bëhet një fond i përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën për përkthim të librave.

“LVV është e shqetësuar me mohimin e të drejtës qytetare par qasjen në libra Shtëpia e librit është biblioteka dhe gjendja e tyre në Kosovë është brengosëse. Bibliotekat në nivel komunash janë në gjendje të renduar ato nuk ofrojnë ambient të këndshëm për lexim e as takim me librin në përgjithësi”.

Ai gjithashtu foli edhe për gjendjen tepër të rëndë të bibliotekave nëpër komunat e Kosovës duke u nisur nga infrastruktura e dobët, mospërditësimi i fondit të librave, mungesa e hapësirave të leximit e deri te mungesa e rrjetëzimit të këtyre bibliotekave.

“Bibliotekat nuk funksionojnë në mes vete dhe nuk i plotësojnë as standardet minimale. Biblioteka kombëtare nuk ka qasje në literaturën shkencore, i mungon rrjetëzimi me bibliotekat në botë. Për asfalt jepet shumë e për librin jepet shumë pak. Shqetësim i yni është mungesa e fondit për librin”, tha ai.

Ai tha se ligji për librin ka mbetur që nga 2006 dhe si i tillë funksionon edhe tani.

“Në ministrin e Kulturës nuk ka departament, por mbahet në nivelin e divizionit për librin. Kuadri ligjor për librin është i pa përditësuar d.m.th ka mbet një ligj që nga 2006.  Rezultati i PISA-s është pasojë e qasjes shtetërore ndaj librit në Kosovë”.

“Për nderë të kësaj dite që është festive në botë LVV sot ka organizuar vizita nëpër biblioteka të qyteteve dhe të shkollave në disa komuna të Kosovës. Disa delegacione kanë dhuruar libra në familjet në nevojë, tek nënat vetushqyese dhe tek familjet e dëshmorëve”, tha ai.

Të ngjashme