Qendra e Vetëvendosjes në Prishtinë ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me punësimet partiake në ndërmarrjen “Termokos”, raporton Ekonomia Online.
Sekretari i VV-së, Valdrin Ahmeti, tha se do të padisin kompaninë “Termokos” për punësime pa kritere.
” Ndërmarrjet publike në Kosovë gjatë gjithë kohës nga ata që qeverisën si në nivel qendror dhe lokal janë konsideruar vetëm si mundësi zhvatje dhe punësime familjare dhe keqpërdorime. Në shumë kompani është investuar që ato kompani të shkatërrohen e më pas të privatizohen ose t’ i mundësohet konkurrencës private që të kyçet më shumë në treg”, ka thënë Ahmeti.
Sipas tij, këto punësime janë bërë nga kryeshfeshi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje Naser Canolli i cili ka qenë i instaluar nga PDK-ja.
“Një nga proceset e ndërmarrjes publike kanë qenë punësimet pa kritere dhe pa nevojë për proceset e punës në ato ndërmarrje. Sot jemi këtu të denoncojmë punësimet në ndërmarrjen “Termokos” nga ish kryeshfeshi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje Naser Canolli i cili ka qenë i instaluar nga PDK-ja në këtë ndërmarrje publike”, ka thënë Ahmeti.
Më lejoni t’i lexojë disa nga të punësuarit gjatë kohës sa Naser Canolli ka qenë i instaluar si KE në këtë ndërmarrje:
1. Arben Canolli – Djali i vëllaut të K.E.-së, Naser Canollit,
2. Maliq Hyseni – Djali i motrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Naser Canolli,
3. Përparim Fazliu – Djali i motrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Naser Canolli,
4. Ares Ergini – Djali i gruas së Lirak Çelaj,
5. Kastriot Fazliu – Djali i axhës së Përparim Fazliut,
6. Vigan Citaku – djali i Ylber Çitakut, ish-drejtor i instaluar nga PDK në Stacionin e Autobusëve,
7. Artina Selmani – kunatë e aksionarit të PDK-së, Muhamet Selmani,
8. Arbër Makolli – djali i vëllaut të Xhemajl Makollit, drejtor administrativë në Termokos,
9. Marigona Canolli – e afërm e Kryeshefit Ekzekutiv, Naser Canolli
10. Isak Berisha – dhëndërr i Raif Vitija, drejtor i furnizimeve, ish-drejtor financiar dhe ushtrues detyre i KE-së
11. Enis Cakolli – familjar i Bujar Cakolli, sekretar i PDK-së në Prishtinë.