Ka përfunduar takimi i grupeve punuese ndërmjet LDK-së dhe VV, raporton EkonomiaOnline.
Lumir Abdixhiku, nga LDK-ja tha se kanë biseduar rreth përafrimit të qëndrimeve për bashkëqeverisje, por edhe për 12 ministritë.
Ai paralajmëroi intensifikim të takimeve.
“Sot patëm takimit të dytën vazhdë të takimeve punuese, nejtë ky takim u zhvillua në frymë pozitive dhe në përafrim të 2 partive. Organizuam agjendën e takimeve për dy javët e ardhshme. Ne folëm për 12 ministritë se si do duken ato, takimi i ardhshëm do mbahet të hënën në orën 3 dhe do ketë takime çdo 3 ditë”.
“Nuk kemi qasje të diskutimit të emrave, ne synojmë të flasim për tema, për çështje të rëndësishme për Kosovën dhe formatin e qeverisë dhe pastaj do jenë 2 liderët politik që do bëjnë marrëveshjen finale, do jetë në diskrecion të tyre përcaktimi i emrave”.
“Shkrirjen e agjencioneve nuk e kemi diskutua ende por kemi thënë që një pjesë e agjencioneve do jenë pjesë e ministrive të caktuara. Është punuar në 12 ministri, nga 2 zv/ministra për secilën ministri. Ministria e Kulturës dhe Sportit do jetë ministri e veçantë. Ne s’kemi folur për afate finale të finalizimit të marrëveshjes. Për dialogun do ngrisim nivelin e diskutimeve me 2 liderëve. Po ka dallime, por s’kemi diskutuar ende rreth dialogut”, tha ai.