VV-ja ende nuk e ka pranuar ftesën e Thaçit

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 10:28 | Nga Arlinda Sejdiu

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka pranuar zyrtarisht ftesën e presidentit Hashim Thaçi, për ta pranuar dekretin për mandatarin e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Arlind Manxhuka, nga Zyra për Informim e VV-së, tha se ende në zyrat e kësaj partie nuk ka  mbërritur ftesa e kreut të shtetit.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot në orën 12:00.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/thaci-e-fton-kurtin-ne-oren-1200-per-tia-dorezuar-dekretin-presidencial-te-mandatarit/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme