VV-ja: Greva në arsim erdhi si pasojë e keqqeverisjes aktuale

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 13:43 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka folur në lidhje me grevën e filluar sot në arsim. Aty faji për këtë grevë iu hodh qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ismajl Kurteshi, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe anëtarë i komisionit për Arsim tha se kjo grevë ka ardhë si pasojë e keqqeverisjes aktuale.

“Sot jemi këtu të shprehim pikëpamjet e VV-së në lidhje me grevën e punëtorëve të arsimit, kjo grevë që nuk e deshën edhe vetë mësimdhënësit erdhi si rezultat i keqqeverisjes aktuale. Sikur qeveria mos ti rriste rrogat e veta nuk do të krijoheshin pakënaqësitë qe janë krijuar sot. Sikur ajo të mos i injoronte shqetësimet e SBAShK-ut, sot nxënësit nuk do të mbeteshin në shtëpitë e tyre. Fajtore për këtë grevë është qeveria”, ka thënë Kurteshi.

E Arbërie Nagavci, deputete e VV-së dhe anëtare e komisionit për Arsim tha se koalicioni qeverisës ka penguar punët në drejtim të projektligjit për paga.

“Sot të gjithë fëmijët nuk e vijojnë procesin mësimor pasi qeveria dhe MAShT-i janë treguar jo serioze duke mos trajtuat kërkesat e SBAhK-ut. Duket e qartë që vetë koalicioni qeverisës e ka penguar punën në drejtim të finalizimit për projektligjin për paga. Kjo qeveri e cila falë miliona eurove nga buxheti i saj, nuk merret me zgjidhjen e problemeve, pra është kjo qeveri fajtore për këtë grevë. Është e papranueshme përderisa projektligji për paga parasheh rritjen e pagave për deputetët e shoferët e qeveritarëve ndërsa për punëtorët e arsimit jo”, ka thënë Nagavci, raporton EO.

Ajo tha se MAShT-i është bërë çerdhe për punësimin e militantëve partiak.

“Puna e mësimdhënësve nuk është e lehtë, ata kanë punuar edhe në kohë shumë të vështira”, tha ajo.

Të ngjashme