Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka dorëzuar kërkesën që Kuvendi i Kosovës të organizojë debat të veçantë parlamentar në lidhje me përgjegjësinë e Kosovës dhe institucioneve përgjegjëse mbi organizimin arsimit parauniversitar në Kosovë, transmeton EO.
Kjo kërkesë është dërguar nga deputeti Ismajl Kurteshi, i cili është kryetar i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës.