Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që rasti i Suzana Zogianit, e cila u dënua me 25 vite burgim për vrasjen e bashkëshortit të saj, të kthehet në rigjykim dhe të merren parasysh të gjitha rrethanat se si ka ndodhur rasti, raporton Ekonomia Online.
Anëtarja e VV-së, Tinka Kurti në një konferencë për medie ka thënë se burgu i grave është i mbushur me gra, të cilat kanë qenë viktimë e dhunës në familje.
Ajo tutje ka kërkuar që rasti i Suzana Zogianit të kthehet në rigjykim pasi që nuk janë marr parasysh rrethanat se si ka ndodhur rasti.
“Me 6 nëntor e kemi dëgjuar rrëfimin e Suzana Zogjanit, dhe rrëfimi i saj ta shton bindjen se jeta e saj vlen më pak në peshoren e gjyqësorit të Kosovës, dhe ajo është dënuar për 25 vite për vrasjen e burrit të saj dhe asnjë rrethanë lehtësuese nuk është marr për ta duke par që burri i saj ka ushtruar dhunë vazhdimisht. Ky sistem po i jep pushtet burrave qoftë edhe të vrasin, në vendimin për Zogianin ka gabime me që nuk do t’i faleshin edhe një studenti të vitit të dytë. Burgjet e grave janë të mbushura me gra që kanë qenë viktima të dhunimit dhe funksioni i drejtësisë duhet të jetë në anën e viktimave. Ne konsiderojmë që ky rast të shkojë në rigjykim”
Ndërsa, deputeti Hajrulla Çeku ka thënë se Kosova e ka për obligim konventën e Stambollit. Ai ka thënë se VV-ja posa të jetë në qeveri do të qojë përpara procesin e vettingut.
“VV shpreh mospajtim se si gratë po e vuajnë padrejtësinë dhe në sistemin gjyqësor më tepër. Konventa e Stambollit duhet të ketë obligim për shtetin e Kosovës”, tha ai.