Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të shmangen procedurat sa i përket miratimit të buxhetit për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.
Rexhep Selimi, shef i Grupit Parlamentar të VV-së, tha se shqyrtimi i parë dhe i dytë i projektligjit të bëhet me procedurë të përshpejtuar.
“Seanca vjen pas një situata të jashtëzakonshme dhe do propozojmë një mocion. Shqyrtimi i parë dhe i dytë i projektligjit të bëhet më procedurë te përshpejtuar”.
“Propozoj që brenda këtij afati të respektohen të gjitha procedurat. Kërkoj nga ju që ta votoni këtë propozim”, tha ai
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se kjo sallë nuk i plotëson kushtet e rekomandimeve nga IKShP-ja, raporton EO.
“Sugjerim të flisni secili nga vendi juaj paso foltorja u përdor nga një deputet. Salla është dezinfektuar sot në mëngjes, por kjo nuk është e mjaftueshme”, tha ajo.
Arben Gashi, nga LDK-ja tha se për shkak të situatës së krijuar mbështesin propozimin e VV-së që buxheti të miratohen në mënyrë të përshpejtuar.
“Pasi jemi në një situatë të emergjencës, duke marrë parasysh ndarjen buxhetore, duke marrë parasysh që një pjesë e bizneseve që kanë kryer punë nuk janë paguar dhe ato kanë nevojë t’i paguajnë punëtorët të kenë të hyrat buxhetore, LDK-ja i jep përkrahej propozimit të VV-së”.