VV-ja lë jashtë koalicionit partitë Guxo dhe Alternativa “për shkak të afatit të shkurtër”

Prishtinë | 30 Gus 2024 | 21:00 | Nga Ekonomia Online


Vetëvendosje, Partia Guxo dhe Partia Alternativa nuk kanë proceduar së bashku si koalicionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Në komunikatën e përbashkët thuhet se kjo s’u realizua “për shkak të afatit të shkurtër ligjor” dhe pamundësisë së përmbushjes së disa detyrimeve statutare.

“Ne jemi duke punuar intensivisht në hartimin e programit, me të cilin do të shpalosim së bashku ofertën tonë për qytetarët në zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025”, thuhet tutje aty.

“Së bashku synojmë që me votën e qytetarëve të vazhdojmë partneritetin në qeverisjen e ardhshme si dhe punët e mira për Republikën e Kosovës”.

Të ngjashme