Lëvizja Vetëvendosje në Gjakovë i ka reaguar deklaratës së deputeti të AAK-së, Pal Lekaj i cili gjatë ditës së djeshme tha se para 10 vitesh e kishte shkarkuar Ministren e tanishme të Arsimit, Arbërie Nagavaci, atëkohë drejtoreshë e SHFMU “Yll Morina”.
VV’ja thotë se Lekaj tha një gjë të pavërtetë dhe reagimi i tij ishte absurd.
“Ti’a kujtojë dikush Palit, që atëkohë drejtoresha e Shkollës Yll Morina, Arbërie Nagavci, nuk është shkarkuar por ka përfunduar me sukses dy mandate udhëheqje të shkollës dhe mandati i tretë nuk i është ofruar sepse për të drejtoresha Nagavci nuk ka qenë burim votash, por pengesë për shtrimin e ndikimit politik që ai dhe partia tij e kanë shtrirë në të gjitha shkollat e Gjakovës”, thuhet në reagimin e tyre.
Reagimi i plotë:
Reagim ndaj deklaratave të pavërteta të deputetit Pal Lekaj:
Gjatë ditës së djeshme, nepërmjet një reagimi sa absurd aq edhe qesharak, deputeti Lekaj shpifi kinse Minstrja e tanishme e Arsimit Arbërie Nagavci, atëkohë drejtoreshë e SHFMU “Yll Morina” qenka shkarkuar nga kjo pozitë kinse me kërkesë të këshillit të prindërve të shkollës.
Ti’a kujtojë dikush Palit, që atëkohë drejtoresha e Shkollës Yll Morina, Arbërie Nagavci, nuk është shkarkuar por ka përfunduar me sukses dy mandate udhëheqje të shkollës dhe mandati i tretë nuk i është ofruar sepse për të drejtoresha Nagavci nuk ka qenë burim votash, por pengesë për shtrimin e ndikimit politik që ai dhe partia tij e kanë shtrirë në të gjitha shkollat e Gjakovës.
Ia rikujtojmë Palit se banorët e komunës së Gjakovës janë plotësisht të vetëdijshëm me shkeljet e të gjitha llojeve në fushën e Arsimit dhe në çdo fushë tjetër publike që bëhen nga të gjitha qeverisjet e aleances, qoftë në faktin që nuk respektohen kriteret minimale të konkursit, qoftë militantizmi partiak për të cilin shquhen si subjekt, andaj konsiderojmë që standardi politik në Republikën e Kosovës tanimë ka ndryshuar dhe deputeti i 53 milionëshit të famshëm nuk mund të ia shesë askujt këto shpifje.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Gjakovë