Lëvizja Vetëvendosje qendra në Shqipëri ka mbajtur sot një konferencë për media për kundështuar vizitën e Presidentit serb Aleksander Vuçiq në kuadër të “mini-shengenit ballkanik” që do të mbahet nesër në Tiranë.
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri kanë vendosur një baner me mbishkrimin “Këtu një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”.
Kryetari i Bordit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqiëpëri, Enis Sulstarova, tha para mediave se qeveria në Shqipëri po përpiqet që një kriminel lufte si Aleksandar Vuçiç ta paraqesë si bamirës të të prekurve nga tërmeti i nëntorit, duke tentuar t’ia shplajë figurën Vuçiçit.
Në reagimin e tyre thuhet se shqiptarët e dinë se Aleksander Vuçiq ka qenë Ministër i Informacionit në kohën e regjimit të Millosheviçit kur u kryen masakrat gjatë kohës së luftës në Kosovë.
“Ushtria dhe paramilitarët serbë kanë vrarë e masakruar me mijëra civilë, nuk kanë kthyer mbi 1600 persona që mbeten të pagjetur, kanë dhunuar 20 mijë gra e vajza, kanë shkatërruar mbi 100 mijë shtëpi, kanë vjedhur artefaktet kulturore e fondin pensional, kanë shkatërruar mbi 50% të traktorëve dhe të bagëtisë në Kosovë, dukë bërë që Serbia t’i ketë borxh kombit shqiptar mbi 20 miliardë euro si dëmshpërblime lufte.”, thuhet në reagim.
Tutje, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri nesër do të do organizojnë një aksion simbolik për të shprehur kundërshtimin ndaj vizitës së Presidentit serb dhe ndaj “mini-shengenit ballkanik”.
“Këtë të premte në orën 17:00, në lulishten “Qemal Stafa”, përballë hotel “Rogner”, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të zhvillojë një aksion simbolik paqësor për të shprehur kundërshtimin ndaj vizitës së Aleksandër Vuçiç dhe “mini-shengenit ballkanik”. Vuçiç nuk mund ta shmangë drëjtësinë duke dhënë lëmoshë. Ai mbetet persona non grata për shqiptarët. Ftojmë qytetarët të na bashkohen këtë të premte për të shprehur njëzëri kundërshtimin tonë”, thuhet në reagimin e Qendrës së VV-së në Shqipëri.