Komisioni për Shëndetësi ka diskutuar për masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë dhe konstatimet e Gjykatës Kushtetuese për aplikim të masave, raporton Ekonomia Online.
Pas mbledhjes, deputeti i VV-së, Fitim Uka, tha Gjykata Kushtetuese nuk ka gjetur asnjë shkelje që ka bërë Ministria e Shëndetësisë me vendosjen e masave për kufizimin e lëvizjes gjatë pandemisë.
“Asnjë nga masat e propozuara nga MSh-ja nuk konsiderohet se janë jo-kushtetuese nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”.
“Që të gjitha masat e kufizimet janë kushtetuese dhe janë në përputhje të plotë me të drejtat e njeriut. Ekzistojnë dy gabime të vetme që i ka konstatuar Gjykata e që nuk kanë të bëjnë me përmbajtjen, por me aspektin teknik e gjuhësor”.
Uka tha se e mbështesin një formimin e një komision parlamentar për hetimin e rastit të 26-vjeçarit, i cili humbi jetën në Qendrën e Studentëve.
“Kjo çështje mund të nxisë edhe raste të tjera. Mos të politizohet kjo ngjarje. Kërkojmë një hetim ta pavarur, të trajtohet si prioritet. E mbështesim edhe një hetim parlamentar nëse është e nevojshme. në mbledhjen e komisionit nuk pati debat përmbajtjesor një arenë e debateve politike”, tha Uka.
“Do ta shqyrtojmë me prioritet një çështje të tillë për komision hetimor, larg pompozitetit, ta kemi parasysh dhimbjen e familjes. Patjetër që ne e mbështesim këtë komision”.
“Kemi kërkuar edhe kolegëve të komisionit që në rast se duhet t’i ndjekim të gjitha procedurat e mundshme që të kërkojmë raportim të detajuar e kësisoj Prokuroria të kërkojnë përgjegjësi”, u shpreh deputeti i Vetëvendosjes.