VV-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit

Prishtinë | 12 Dhj 2024 | 00:22 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje së bashku me partnerët e saj Partia Guxo dhe Alternativa para pak minutave kanë bërë publike listën e kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Në listë prin Albin Kurti, pastaj Glauk Konjufca, e më pas numrin tre e mban Donika Gërvalla. 

Në listën e VV gjendet edhe ish-kryteari i Mitrovicës Agim Bahtiri.

Por, aty nuk figuron emri i ministrit të Infrastrukturës, një nga aktivistët më të hershëm të VV, Liburn Aliu, e as nuk do të garojë Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti.

Ministrat Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla e Faton Peci do të jenë pjesë e listës.

Ndërkaq, Avni Dehari do e mbajë numrin 4 në listë. Gjithashtu, në listë do të jetë edhe trajneri Bylbyl Sokoli, i cili iu bashkua gjatë ditës Vetëvendosjes.

Listës nuk i mungojnë as deputetët e komentuar në publik, Fitore Pacolli, Dimal Basha e Mefail Bajqinovci.

Të ngjashme