Roli i deputetit nuk është të mbrojë HAJNI të dyshuara.
Sot u thashë deputetëve të VV-së se duhet bërë KALLËZIM PENAL, nëse ministrja Hajdari vazhdon të fshehë, e këta vazhdojnë ta mbrojnë.
E morën shumë personale disa. Madje njëri më tha: po kërcënon.
Po kërcënoj me çka? Me drejtësi? Me procedurë të ligjshme gjyqësore?
Komisionin hetimor për MIELL E VAJ, VV nuk e la të funksionojë. 3 muaj sabotim e 3 muaj manipulim.
Ministrja po refuzon t’i dorëzojë dokumentet. Një hall duhet ta ketë. E VV po e mbron dikë që dyshohet për krim. Çka i bën kjo ata?
Mos të harrojmë – ne kemi imunitet funksional, por nuk jemi imun ndaj ndjekjes penale.
Kushdo që ndjehet i kërcënuar, është dashur të mendoj para se ta sjell veten në situatë që të frikësohet nga hetimi penal.