VV-ja takon ambasadorin francez, pajtohen që të mos keqpërdoret vota në zgjedhje

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me anëtarët e kryesisë kanë pritën në takim ambasadorin e Francës Didier Chabert, ku janë pajtuar se nevojitet organizimi sa më të mirë të zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Kosovë, pa keqpërdorime dhe shkelje të këtij procesi kaq të rëndësishëm për vendin.

Sipas një njoftimit të VV, gjatë këtij takimi është u kanë thënë ambasadorit edhe për nevojën urgjente që ka Kosova për një qeveri të re, e cila i përqendron forcat dhe vëmendjen e saj për ta lidhur arsimin tonë me tregun e punës, për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur investimet në shërbim të zhvillimit ekonomik.

“Në përfundim të takimit ambasadori përsëriti përkushtimin e tij në përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe në ndjekjen e zhvillimeve Kosovë”, thuhet në njoftim.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme