Lëvizja Vetëvendosje i ka mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme për rastin e vdekjes së aktivistit të tyre në burgun e Prizrenit, Astrit Dehari.
Kërkesën për këtë seancë të jashtëzakonshme, deputetë të VV-së ia kanë dorëzuar Kryesisë së Kuvendit, e cila pritet të vendosë sot në mbledhjen e kryesisë, raporton KTV.
Kërkesa e Vetëvendosjes është që seanca të mbahet nesër me fillim nga ora 10:00.