Lëvizja Vetëvendosje po i konsideron të dëmshme zotimet e kryeministrit Avdullah Hoti në Washington, raporton Ekonomia Online.
Nënkryetari i kësaj partie, Besnik Bislimi, tha se delegacioni kosovar ndonëse u zotu se do të fliste vec për ekonominë, në Shtëpinë e Bardh vendosi edhe për fatin e pasurive të Kosovës.
“Delegacioni kosovar ishte i bujshëm dhe më shumë njerëz. Ndonëse flisnin për diçka tjetër, kryeministri jo-legjitim Avdullah Hoti nuk solli asgjë. Tha se nuk do të flas për mini-shengen e për Ujmanin, por që foli për të gjitha”.
“Në Washington u tha se do të flasin për ekonomi në mënyrë që t’i paraprijë marrëveshjes politike. Serbia ka tentuar që resurset minerare t’i bëjë për vete. Hyrja në mini-shengen ishte kërkesë e vet Serbisë”.
“Kosova që njihet me mungesë të ujit e rëndon edhe më shumë ky fakt, ku mbesin shumë toka pa ujit dhe e ndihmon shume Serbinë”, tha Bislimi.
Përderisa deputeti Hekuran Murati foli për mini-shengenin ballkanik. Ai tha se pala kosovare nënshkruan diçka që edhe vet më parë e kanë kundërshtuar, raporton EO.
“U tha se do të shkojnë atje dhe nëse marrëveshja nuk iu pëlqen, nuk do ta nënshkruajnë. Të gjitha këto u shkelen. Ata përfunduan duke nënshkruar gjëra edhe vet më herët i kanë kundërshtuar. Nuk ka qenë problem tregtia me palën serbe, sa i përket eksportit. Sa i përket Serbisë, ka qenë e lorë të eksportojë aq sa ka dashtë”.
“Zona e Novi Sadit duhet të quhet kështu, sepse termi mini-shengen, e ka marrë emrin në vendin ku është nënshkruar. Pra tani kjo është nënshkruar në Novi Sad, dhe duhet të quhet mini-Novi Sad”.
“Blerim Reka në deklaratë Në këmbim të njohjes i thoshte se mund t’i japim korridore. E çfarë bënë ata ia bëna korridorin Serbisë pa asnjë përfitim”, tha ai.