VV në Fushë-Kosovë: Do t’i ndërtojmë 4000 banesa për të pastrehët

Fushë-Kosovë | 04 Qer 2017 | 17:53 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur në Fushë-Kosovë tubimin e tretë elektoral për ditën e diel. Në tubimi i pranishëm ishte dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili është kandidati për deputet, dhe kandidatë të tjerë të këtij subjekti.

Fjalën hapëse në këtë tubim e mbajti Kryetarja e Qendrës së Fushë Kosovës dhe kandidatja për deputete, Albana Gashi, e cila prezantoi disa nga prioritetet e VV-së gjatë qeverisjes.

“Si grua e re e kam kuptuar prej vitesh që përveç angazhimit të drejtpërdrejtë në politikë nuk ka asnjë rrugë tjetër për të lufta për barazi në shoqëri. Nëse ne, gra dhe vajza, nuk merremi me politikë atëherë vendimmarrja u ngelet atyre që e kanë nëpërkëmbur këtë shoqër”, tha Albana Gashi, kandidate për deputete.

Ajo shtoi se qeverisja e Vetëvendosjes  parasheh barazi shoqërore dhe gjinore. Ajo shprehu po ashtu zotimin se me qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s parashihet pushimi i lehonisë për 12 muaj, hapja e 140 çerdheve, pagesat për fëmijët dhe ndërtimi i 4000 banesave sociale,.

Xhevdet Qeriqi: “Krahu i luftës” ka shkelur vlerat e luftës

Në tubimin elektoral të Fushë Kosovës, kandidati për deputet, Xhevdet Qeriqi, para qytetarëve tregoi arsyet pse i hyri politikës dhe u rreshtua me VV-në.

“Duke e parë gjendjen në të cilën gjendemi ne si popull, unë si një qytetar i zhgënjyer dhe invalid i luftës vendosa që t’i bashkohem subjektit të shpresës, subjektit të së ardhmes vendosa t’i bashkohem Vetëvendosjes”, tha Qeriqi para qytetarëve të Fushë-Kosovës.

Qeriqi tha po ashtu se menjëherë pas luftës ndodhi ajo që nuk e pritnim asnjëri prej nesh, politikanët tanë nuk e rimëkëmbën vendin, por në fakt i shkatërruan ato përfundimisht, duke përfituar vetë e duke e lënë vendin tonë në mjerim.

“U deshën 15 vite që të protestojmë dhe të organizojmë protesta që të kalonte një ligj. Këta nuk janë krahu i luftës, se përndryshe do të kishin bërë më shumë për ata që dhanë gjithçka që Kosova të ishte një vend i lirë”, tha tutje Qeriqi.

Qeriqi tha po ashtu se një pjesë e madhe e veteranëve të luftës jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike, sociale dhe shoqërore dhe askush nuk e çan hallin për ta. Ai shtoi se dhjetëra veteranë luftë bënë vetëvrasje, e patën guximin për ta luftuar Serbinë, por të lënë mënjanë nga pushtetarët tanë morën vendimin më të dhimbshëm.

Liburn Aliu synon votat e të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës


Liburn Aliu vuri theksin tek bashkëkombasit nga Presheva, Medvegja e Bujanovci, ku shumë prej tyre jetojnë edhe në qytetin e Fushë Kosovës. Me ketë rast, Aliu tha se ashtu siç gjithmonë Kosova i ka pas sytë nga Tirana, ashtu sot qytetarët nga Medvegja, Bujanovci, e Presheva i kanë sytë nga Prishtina. Por, ai akuzoi qeveritë se nuk janë interesuar kurrë për Luginën.

“Me Vetëvendosjen në qeveri nuk ka negociata me Serbinë në të cilat nuk është kusht çështja shqiptare në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë. Për të gjithë ata që jetojnë atje e punojnë këtu duhet me patjetër të sigurohen dokumentet. Për të gjithë ata që nuk e kanë të rregulluar çështjen e nënshtetësisë, me qeverisje e VETËVENDOSJE! kjo çështje do të rregullohet”, premtoi Liburn Aliu, teksa në fund, ai tha se 11 qershori do të jetë kthesë e madhe për të gjithë shqiptarët kudo ku janë, me ç’rast ftoi të votohet numri 35.

Shpend Ahmeti pajtohet për një gjë me Hashim Thaçin

E kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se Komuna e Prishtinës nuk do të mund të ishte e para në çështjet e urbanizmit, nëse nuk do ta kishte në krye të këtij dikasteri dikë si Liburni Aliun.

Ahmeti nuk lë pa përmendur edhe presidentin e vendit, Hashim Thaçi, të cilin e quajti “president i dhunës”.

“Presidenti i dhunës kishte deklaruar që disa liderë kanë mungesë patriotizëm. Unë për herë të parë pajtohem me të’ sepse patriotizëm do me thonë mbrojtje e atdheut, e shtetit tonë”.

E sipas Ahmetit, kjo iu mungon Thaçit, por edhe drejtuesve të “koalicionit të natës”, sikur e quajti ai, koalicionin PDK-AAK-Nisma.

Për Haradinajn e Hotin, Ahmeti tha se nuk dalin në debate me Albin Kurtin sepse frikësohen.

“Duke u fshehur pas njëri-tjetrit nuk duan t’i ballafaqojnë idetë e programet e tyre me ato të Vetëvendosjes”, tha Ahmeti.

Në fund, Ahmeti theksoi se në njërën anë kemi pasur premtime të rrejshme prej 17 vitesh dhe nga ana tjetër kemi VV-në që i ka rezistuar dhe ka protestuar kundër veprimeve të dëmshme dhe e cila i ka realizuar premtimet në komunën e Prishtinës.

Të ngjashme