lidhur me mandatarin për formimin e institucioneve
Vetëvendosje reagon për deklaratën e Thaçit lidhur me mandatarin për formimin e institucioneve
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar sot se do të zbatojë vendimin e vitit 2014, të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatarin për formimin e institucioneve qeverisëse në Kosovë.
Thaçi ka thënë për RTK, se vendimi në fjalë shpreh qartë se fituesi i zgjedhjeve në këtë rast koalicioni PAN, është mandatari për formimin e Qeverisë.
I kontaktuar nga Indeksonline, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se nëse, kushdo që nuk i ka numrat do të mundohet të uzurpojë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, do të marrë përgjegjësinë për cilëndo situatë të krijuar pastaj.
“Nëse Thaçi nuk e respekton të drejtën e mandatarit që e ka shumicën e LVV-së me partnere, atëherë ai do të përballet me vendosmërinë e qytetarëve për ta mbrojtur votën dhe fitoren”, ka thënë Selimi.
I pyetur se a do të thotë e gjithë kjo që Kosova mund të përballet edhe me protesta, si qasje e qytetarëve për të kundërshtuar këtë, Selimi ka cilësuar se për këtë gjë qytetarët do të vendosin vetë, sepse sipas tij ata e dinë vetë këtë çështje.
Ndryshe presidenti i vendit, se vendimi i Kushtetuese në vitin 2014 është i qartë dhe nuk lë hapësirë për interpretime politike as në rast të dështimit të formimit të institucioneve nga koalicioni fitues, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
Zgjedhjet e 11 qershorit nxorën fitues koalicionin PAN me 33.92 përqind duke u pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 27.16 përqind dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25.79 përqind.