VV: Policia arreston aktivistin Naser Shatri

Prishtinë | 07 Tet 2016 | 14:02 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, në orët e paradites së sotme, Policia, siç e quan ajo e klanit “Pronto” ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Naser Shatrin.

VV bën të ditur se aktivisti Shatri, njëkohësisht ish – ushtar i UÇK-së, është arrestuar në lidhje me aksionin protestues të rrotullimit të xhipave të EULEX-it, në vitin 2009, me të cilin Lëvizja VETËVENDOSJE! paralajmëronte se ky mision ndërkombëtar nuk do të sillte drejtësi. Një gjë e cila u vërtetua më përfshirjen e zyrtarëve të këtij misioni në korrupsion, për luftimin e të cilit edhe thirren.

“Klani “Pronto” në vazhdimësi është duke e përdorur Policinë si mjet për ta luftuar opozitën, teksa aferat e këtij klani sa vijnë e shtohen. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Naser Shatri dhe kërkojmë që të pushojnë përndjekjet ndaj aktivistëve tanë. Ashtu siç u dëshuma se misioni i EULEX-it është i padrejtë e i korruptuar, po aq e qartë është nevoja për largimin e klanit “Pronto” nga pushteti, këtij organizimi kriminal që po e shkatërron vendin. Përpjekja jonë për çlirimin e institucioneve, vendosjen e drejtësisë dhe Republikën e së drejtës nuk do të ndalet asnjëherë. Lufta jonë për drejtësi do të vazhdojë. Çlirimi i Kosovës nga klani “Pronto” do të ndodhë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme