Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë ka bërë të qartë se është kundër një qeverie teknike, ndërsa kërkon nga presidenti Thaçi që të shpall datën e zgjedhjeve, raporton EkonomiaOnline.
Në të kundërtën kjo parti thotë se do të bashkëpunojnë me LDK-në, për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të shpërbërë Kuvendit.
Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konujfca në një konferencë për media ka thënë se nuk do të pranojnë të zvarriten procedurat për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.
Ai ka porositur Presidentin që brenda javës të ndërmarr hapat ligjor për të quar vendin në zgjedhje.
“VV bën të ditur që nuk do të pranoj zvarritje të procesit nga ana e presidentit për satën e zgjedhjeve, nëse këtë javë nuk bëhet e ditur dhe presidenti manipulon VV nuk do të merr pjesë në një asnjë mbledhje për mandatarin e ri. Vetëm mbledhja ku caktohet data e zgjedhjeve të reja ka kuptim, nëse identifikojmë që presidenti bashkë me PDK-në, ne si VV së bashku me LDK-në do të thërrasim seancë të jashtëzakonshme për shpërbërjen e Kuvendit”, tha ai.
Besnik Bislimi, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se qeveria e dorëhequr është qeveri teknike dhe nuk ka të drejtë të marrë vendime.
“Qeveria Haradinaj është e dorëhequr, por do të vazhdojë të qëndrojë deri në qeverinë e re, do të vazhdojë të jetë teknike, kompetencat e qeverisë transitore janë teknike, nuk mund të marr asnjë vendim.
Poashtu Bislimi tha se kjo qeveri nuk guxon që të paraqitet në emër të Kosovës.
“Nuk guxon të paraqitet në emër të Kosovës sa i përket Serbisë, nuk mund të përgatitet për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, nuk mund të emëroj asnjë zyrtar në pozita të larta publike. I bëj me dije qeverisë të mos futën në aventurë që qeverisë në ardhje ta detyrojë t’i hedh poshtë këto vendime” tha Bislimi.
I pyetur nëse kërkon Bashkësia Ndërkombëtare një qeveri teknike, a do ta pranonte VV-ja, Konjufca tha se nuk do të pranojnë asnjë opsion të çfarëdo qeverie pa zgjedhje.
“Ne do ta refuzonin çfarëdo opsioni të çfarëdo qeverie e cila do të ndodhte pa zgjedhje”, tha ai.