VV pritet ta shkarkojë Haki Abazin nga Komisioni për Politikë të Jashtme

Prishtinë | 15 Shk 2023 | 17:17 | Nga Ekonomia Online


Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar shkarkimin e Haki Abazit nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe nga pozita e anëtarit të Komisionit për MSA-në.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Kanal10 teksa kanë shtuar se propozimi për shkarkim do të bëhet edhe zyrtarisht në mbledhjen e Komisionit që do të mbahet të enjten.

E kontaktuar nga Kanal10 shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila nuk e ka mohuar lajmin për shkarkimin e Abazit, por ka shtuar se në mbledhjen e nesërme do të ketë ndryshime të anëtarëve.

“Në mbledhjen e nesërme do të ketë plotësime dhe ndryshime të anëëtarëve të Komisionit. Të gjithë emrat mund t’i shihni neser”, tha shkurtimisht Kusari-Lila.

Lidhur me këto raportime, mediet kanë kontaktuar Haki Abazin.

Duke mos e mohuar e as pohuar, Abazi tha se nesër do të njoftoheni përmes një konference për medie.

“Nesër te kuvendi në konferencë për shtyp, nesër në mëngjes”, tha shkurt Abazi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme