Analisti politik, Ismail Tasholli, ka thënë se në tubimin e Vetëvendosjes sot është thyer parimi i barazisë, të cilin kjo parti e proklamon.
Tasholli se në fotografitë e këtij tubimi shihet qartë një renditje privilegjuese, ku pjesa kryesore e partisë mban distancë dhe ruan veten, ndërsa nuk çan kokën për turmën që rrezikon seriozisht jetën.
“Për një parti që në diskursin e saj e mban për themeltare konceptin e barazisë, ky akt duhet të shihet me shqetësim dhe disa dilema”, ka shkruar Tasholli në Facebook.
Ky është reagimi i plotë:
Më të barabartë se të barabartët
Sot, në sheshin e Prishtinës, përveç tjerash, janë thyer parimet e barazisë.
Në fotot dhe video-xhirimet e tubimit të VV-së shihet një renditje privilegjuese, ku pjesa kryesore e partisë mban distancë dhe ruan veten, ndërsa nuk çan kokën për turmën që rrezikon seriozisht jetën.
Për një parti që në diskursin e saj e mban për themeltare konceptin e barazisë, ky akt duhet të shihet me shqetësim dhe disa dilema.
Duhet ta pyesim edhe mjekun e binës për Hipokratin: pacientët a duhet të trajtohen barabar?