VV: RTK është bërë altoparlant i Qeverisë, por kjo nuk justifikon bombat

Prishtinë | 23 Gus 2016 | 12:44 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj Radio Televizionit të Kosovës, ndonëse, sipas tyre RTK-ja është bërë altoparlant i Qeverisë së Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk pajtohet me sulmin e mbrëmshëm ndaj RTK-së, jo sepse RTK-ja e sotme simbolizon fjalën e lirë, por sepse nuk mendojmë që sulmet e tilla me bomba ndihmojnë ndonjë kauzë të drejtë në Kosovë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.

Sipas Vetëvendosjes, stafi drejtues i RTK-së po tenton ta lidhë këtë sulm me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Me tentimin e për ta lidhur Vetëvendosjen me sulmin e mbrëmshëm në RTK, menaxhmenti i këtij televizioni e konfirmoi përfundimisht që RTK-në e kanë shndërruar në propagandues klasik të Qeverisë”.

“Kapja e RTK-së është dëshmuar përmes uzurpimit të pozitave drejtuese nga militantët partiakë; është dëshmuar nga përgjimet dhe po dëshmohet vazhdimisht nga politikat redaktoriale të këtij mediumi, shkruan Vetëvendosje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme