VV s’merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për ushqimin e FSK-së, e quajnë “propagandë të opozitës”

Prishtinë | 14 Tet 2024 | 11:42 | Nga Gzim Mujaj

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në një konferencë për medie, ka bërë të ditur se nuk marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita ku do të diskutohet në lidhje me ushqimin për FSK-në, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i kësaj partie, Enver Dugolli, ka thënë se raportimet e opozitës për këtë çështje janë dezinformata e se ushtria e Kosovës nuk është dhe nuk do të mbetet pa bukë.

Tutje, Dugolli ka shtuar se kërkesa e opozitës për dorëheqje të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusrai Lila, është shantazh dhe VV nuk pranon atë.

“Qëllimi i kësaj konference është qartësimi i pozicionit tonë si mazhorancë për seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita. Veprimet e tyre kësaj here shkojnë përtej shantazhit, duke kërkuar dorëheqjen e shefes e grupit parlamentar, Mimoza Kusari Lila, për të marrë pjesëmarrje në seancë, është absurde dhe nuk e pranojmë. Ne nuk marrim pjesë në as një seancë që vjen nga ta”.

“Arsyeja e dytë që është me praktike, në fillim të tetorit të këtij vit me kërkesën e opozitës të gjithë anëtarët e Komisionit për siguri e përkrahem kërkesën e tyre që të ftojmë ministrin Ejup Maqedonci, për këtë çështje. Me shumë se tri orë diskutim dhe ministri u përgjigj për çështjen e ushqimit dhe të tjerat. Është një seri dezinfomatave që dëshirojnë ta keqinformojnë qytetarin”, ka thënë ai.

Kurse, deputeti Mefail Bajqinofci, ka thënë se Ministri e Mbrojtjes  nuk i ka dhënë kontratë kompanisë “Beni Dona” e se kjo ka qenë propogandë.

“Është bërë propagandë e jashtëzakonshme. E vërteta është kjo, MB nuk i ka dhënë kontrate kompanisë ‘Beni Dona’ kompani që për shumë 10 vite ka krijuar monopol. Kjo komani ka fituar miliona euro, së dyti MB nuk ka shpallur kontratë sekrete por kontratë emergjente. MB ka ndarë kontratat në dy lote, një për Beni Dona, dhe dy tjera për kompani të tjera që të krijohet konkurrencë. Kompania në fjalë, Beni Dona, ka bërë ankesë për të krijuar monopol. Nuk ka pasur dhe nuk do të këtë ngecje në furnizim, të gjitha janë shpifje deri më sot”, ka thënë ai, raporton EO.

Të ngjashme