Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie në 13-vjetorin e themelimit të saj, pjesë e së cilës ishin deputetë, aktivistë të saj, përfshirë edhe kryetarin Albin Kurti.
Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, tha se tri kritikat kyçe e vazhdueshme të VV-së janë edhe sot aktuale, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, këto janë kritika ndaj klasës politike udhëheqëse, kritika ndaj dialogut me Serbinë dhe kritika ndaj UNMIK-ut e EULEX-it, të cilat sipas tij kanë qenë të dëmshme.
Konjufca tha se qytetarët në zgjedhjet e ardhshme do t’ua tregojnë vendin të larguarve nga VV, të cilët sipas tij, deshën ta shkatërrojnë lëvizjen duke kushtëzuar me postin e kryetarit.
“Kjo konferencë i kushtohet 13-vjetorit të lëvizjes. Me 2005 u themelua lëvizja. Këtu e 13 vite filloi VV, kjo koncidonte me 6 vjetorin e pavarësisë, me veprime në sferën publike përmes tubimeve, dhjetëra demonstratave e dhjetëra mijëra aksioneve. Arritëm të krijojmë organizatën me të njohur e cila numëron dhjetëra mijëra anëtarë e aktivistë. VV ka treguar sukses edhe ne nivel lokal, fituam dhe rifituam Prishtinën, ia bashkëngjitëm Prizrenin e Kamenicën”.
“Ideologjia është socialdemokrate. Tri kritika të VV janë kryqe për të cilat bë ka dhënë të drejt koha. E para kritika e VV ndaj klasës politike udhëheqëse. Kemi thënë që problemi është që udhëheqja e deritashme interesin personal e kanë vendosur para interesit të përgjithshëm. Kritika e dytë që i ka rezistuar kohës është dialogu le Serbinë i cili spo përfundon ende. Kemi thënë se s’na duhet dialogu por vetëvendosja. Dialogu na ka sjellë kompromise të vazhdueshme”.
“S’kemi fituar asgjë, Mitrovica është e ndarë dhe Serbia po ecë përpara në anëtarësimin në BE. Kritika e tretë e VV ka qenë ajo e UNMIK-ut. Të gjithë e pranuan që ne kishim të drejtë dhe se UNMIK ishte i dëmshëm, e vazhduam edhe me EULEX-in. Na kanë ndodhur qindra arrestime persekutime e edhe vrasje. U vranë Arbën Xheladini e Mon Balaj dhe në burg gjeti vdekjen Astrit Dehari. VV nuk do të ndalet, do të vazhdojë të jetë afër qytetarit dhe të kombit.
“Në fillim të 2018 në VV ka ndodhen disa diskutime të brendshme, ka pasur shpallje të pakënaqësive nga një grup, qëllimi i të cilëve ishte një zgjidhje e papranueshme dhe e pandershme në të cilën duhet të hynte VV-ja. Metoda e tyre ka qenë kushtëzimi se kush duhet të udhëheq VV, s’jemi pajtuar me këtë. Qytetari do të vendos për këtë që i ka ndodhur VV-së. Qytetari do tua tregojë atyre vendin që u munduan ta shkatërrojnë lëvizjen”.
Nënkryetarja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku tha se gjatë javës së lëvizjes janë anëtarësuar mijëra persona. Ajo shtoi se VV është e vetmja opozitë në Kosovë, derisa theksoi se të rinjtë duhet të jenë në krye të proceseve.
“Koha e dëshmoi se ishte nevoja për një organizim si VV-ja. Do ta flas për figurën kryesore që është aktivisti e aktivistja. Aktivistët janë të rinj që s’kanë hezituar që jenë aktivë politikisht, ata s’janë vetëm e ardhmja, por edhe e sotmja. Është koha e të rijnë të jenë në krye të proceseve”.
“Ju mund te shihni të aktivist jo vetëm në protesta, por edhe në tenda gjatë javës së lëvizjes ku kemi mijëra anëtarësime. E vetmja opozitë në Kosovë është VV, afrimi me VV do ta ndryshojë këtë realitet sot. Anëtarësimet janë trefues që ata që i bashkohen VV do ti prijnë ndryshimeve”.