VV thotë se në tubimin e saj u hodhën mjete shpërthyese

Suharekë | 04 Qer 2017 | 23:50 | Nga

Sulm me mjete shpërthyese në tubimin e VV-së

Lëvizja Vetëvendosje thotë se disa persona janë përpjekur të prishin tubimin e saj në fshatin Studençan të Suharekës.

“Pasi që s’kanë mundur ta pengojnë tubimin ata janë larguar, e më vonë salla ku mbahej tubimi është sulmuar nga jashtë me një përzierje lëndësh shpërthyese. Fatmirësisht nuk pati asnjë dëmtim njerëzor”, thuhet në njoftimin e VV-së.

“Sulmi ndaj shkollës është akt qyqar në vetvete, sidomos kur kjo është bërë me synim prishjen e tubimit të Lëvizjes, në të cilin merrnin pjesë kandidatët Donika Kadaj dhe Dugagjin Palushi”.

VV kërkon nga policia zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes.

Megjithëse nuk jepen shpjegime kush janë këta persona, VV shprehet se “ky gjest mjeran tregon parehatinë e ish-pushtetit përballë përparimit të pandalshëm të Lëvizjes”.

Policia nuk e ka konfirmuar ende rastin.

Image may contain: night and outdoor

Të ngjashme