VV vendos flamurin shqiptar “aty ku duhet të jetë kufiri”

Prishtinë | 27 Qer 2016 | 19:53 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE kanë vendosur sot një tabelë ku shkruan “Miresevini në Republikën e Kosovës”, së bashku me një flamur nacional shqiptar, “në pikën ku duhet të jetë kufiri me Malin e Zi”.

VV thotë se nuk do të pranojë asnjë kufi që i merr territor Kosovës.

“Historia jonë kombëtare njeh disa raste kur politikanë të caktuar, për interesa personale, u kanë shitur shteteve fqinje pjesë të territorit tonë. Përkundër përpjekjes së Hashim Thaçit dhe qeverisë së Isa Mustafës për t’ia shitur Malit të Zi edhe mbi 8000 hektarë të Kosovës, ne nuk do të lejojmë që kjo histori të na përsëritet”.

Kufiri Tabela (2)

“Pika kufitare me Malin e Zi, për qytetarët e Republikës së Kosovës, është në Kullën e Zhlepit dhe tek Maja e Çakorrit. Nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë që për interesa personale të një grupi kriminal në pushtet, të zvogëlohet territori i Kosovës”, thekson VV, nëpërmes një komunikate shtypi.

VV i bën thirrje edhe njëherë Qeverisë së Kosovës që të mos e provokojë situatën më tutje duke e sjell në Kuvend marrëveshjen për ratifikimin e Demarkacionit, të cilën e quan “marrëveshje tradhtie”.

Kufiri Tabela (1)

Të ngjashme