Agjentja dhe njëherësh gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, e ka thyer heshtjen rreth asaj nëse argjentinasi po transferohet te Monaco.
Skuadra franceze thuhet se i ka ofruar Interit për sulmuesin rreth 65 milionë euro dhe bonuse, ndërsa lojtari do të përfitonte 12 milionë euro pagë në sezon.
Wanda ka thënë se anëtari i Nerazzurëve nuk do të transferohet te Monaco, përkundër situatës së tensionuar në Giusseppe Meazza.
“Ai (Icardi) nuk do të kalojë te Monaco”, ka thënë shkurtazi agjentja e argjentinasit në një intervistë për TyC Sports.
Mediumi argjentinas raporton se Interi po e preferon shitjen e sulmuesit jashtë Italisë, duke e injoruar kështu interesimin e Napolit dhe Juventusit.
Lojtari po e preferon kalimin në Torino, mirëpo presidenti i Interit, Steven Zhang, po refuzon që ta përforcoj rivalin direkt për titull.