Senatorja Elizabeth Warren zyrtarisht ka shpallë kandidaturën presidenciale të shtunën në Massachusetts me me një thirrje të ashpër populiste për të luftuar pabarazinë ekonomike .
Me këtë mesazh që ajo shpreson të dallohet në një skenë të mbushur me demokratë si dhe të të proklamojë mbi pretendimet e saj të mëparshme ndaj trashëgimisë amerikane.
Njoftimin ajo e bëri në hapësirën e një fabrike ku premtoi një ndryshim radikal të strukturës.
“Kjo është lufta e jetës sonë. Lufta për të ndërtuar një vend ku ëndrrat janë të mundshme, një Amerikë që punon për të gjithë. Unë në këtë luftë gjatë gjithë rrugës. Dhe për këtë qëndroj këtu sot: të deklaroj se jam kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës “, tha ajo para të pranishmëve.