Warriors mposhtin Rockets me 41 pikë epërsi, shënojnë rekord me 16 fitore radhazi

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 12:30 | Nga

Golden States Warriors kanë shënuar një fitore të thellë dhe shumë me rëndësi kundër Houston Rockets.

Në ndeshjen e tretë të finaleve të Konferencës Perëndimore të zhvilluar të dielën, ata kanë fituar me 41 pikë epërsi në takimin që ka përfunduar 126:85, shkruan sbnation, përcjell Klan Kosova.

Përvec fitores së thellë, Ëarriors me në krye Stephen Curry, kanë shënuar një rekord – duke fituar ndeshjen e 16-të radhazi si vendas në kuadër të Play-off. Ky rekord në NBA, thyen atë paraprak që e kishte thyer Michael Jordan me Chikago Bulls në sezonin 1990/1991.

Steph Curry në këtë ndeshje ka shënuar 35 pikë, 18 prej të cilave vetëm në cerekun e tretë.

Me fitoren e mbrëmshme Warriors prijnë me dy fitore kundër një të Houston në finalen perëndimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme