​NBA, Huston vazhdon me fitore, Boston ndal serinë e humbjeve

Prishtinë | 25 Jan 2018 | 09:28 | Nga

Houston Rockets e çoi në katër serinë e fitoreve radhazi, pasi mposhti 97 – 104 Dallas Mavericks në “American Airlines Center”.

Përpjekjet e basketbollistit vendas Matthews për të ndalur James Jarden me shokë rezultuan të kota. 29 pikë, 5 asist dhe 4 rikuperime realizoi 31-vjeçari, por miqtë ishin më kompaktë, me Harden që realizoi 25 pikë, 13 asist dhe 5 rikuperime.

Boston Celtics ndal më në fund serinë e humbjeve radhazi, duke iu imponuar 102-113 Los Angeles Clippers brenda në “Staples Center”.

Griffin dhe Williams me 43 pikë në total, u munduan të mbanin nën kontroll kryesuesit e Lindjes, por loja e mirë në mbrojtje e Celtics, e kombinuar edhe me paraqitjen e mirë të lojtarëve të stolit, bënë diferencën në këtë përballje.

Rezultatet tjera:

Charlotte Hornets – New Orleans Pelicans 96-101

Detroit Pistons – Utah Jazz 95-98

Indiana Pacers – Phoenx Suns 116-101

Philadephia 76ers – Chicago Bulls 115-101

Atlanta Hawks – Toronto Raptors 93-108

Dallas Mavericks – Houston Rockets 97-104

Memphis Grizzlies – San Antonio Spurs 85-108

Portland Trail Blazers – Minnesota Timberwolves 123-114

Los Angeles Clippers – Boston Celtics 102-113.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme