Gazeta amerikane me shumë ndikim, Washington Post, ka shkruar sot për kërkesën që vendet e Quntit i kanë bërë kastës politike në Kosovë që sa më shpjet ta formojnë qeverinë e re.
“Fuqitë perëndimore kanë nxitur deputetët e zgjedhur të Kosovës që ta formojnë qeverinë tash kur ka kaluar një muaj pas zgjedhjeve”, shkruan The Post.
Gazeta i referohet letrës së ambasadave të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, në të cilën thuhet se deputetët e rinj “janë përgjegjës për formimin e qeverisë së re”, njofton Klan Kosova
Duke iu referuar mediave kosovare Washington Post shkruan se presidentit me gjasë do ta thërrasë seancën e parë javën që vjen dhe pastaj do ta mandatojë kryeministrin.