Krasniqi bën histori si kampioni i parë i botës i lindur në Kosovë. Ky është titulli me të cilin Asociacioni Botëror i Boksit (WBA) ka përshkruar fitoren historike të Haxhi Krasniqit ndaj Dominic Boeselit të shtunën për të fituar titullin e përkohshëm të WBA-së në kategorinë gjysmë të rëndë.
Krasniqi fitoi edhe titullin në versionin IBO.
“Robin Krasniqi shfrytëzoi përvojën e tij dhe befasoi botën duke u bërë kampioni i parë i botës nga Kosova me nokaut në raundin e tretë kundër Dominic Boeselit për të siguruar titullin e përkohshëm të WBA-së në kategorinë gjysmë të rëndë të shtunën në Madgeburg të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e WBA-së.
Sa i përket raundit në të cilin Krasniqi shkundi kundërshtarin, WBA-ja ka thënë se “Krasniqi e goditi fuqishëm sa nuk i dha shans që të ngrihej më”.
33-vjeçari nga Kosova deri tash në karrierë ka 51 fitore e gjashtë humbje.
Për të ishte hera e tretë që boksoi për titull bote në një nga katër versionet e mëdha të boksit profesionist (WBC, WBA, WBO e IBF). Dy herët e kaluara kishte pësuar humbje. Ai ka bilanc prej 51 fitore e gjashtë humbje në boksin profesionist.