“We Ballkan’s” dhe Rrjeti i Ambasadorëve të Rinj Evropian kanë mbajtur një aktivitet me rastin e 8 Marsit, ditës së gruas, të cilët kanë marrë mendimet e grave sesi duhet të trajtohen ato, raporton Ekonomia Online.
Visar Kukaqi nga Grupi i të Rinjve tha se pasur raste ku kanë shkruar mendime edhe burrat.
Ai tha se me këtë aktivitet, synojnë që ta ngrisin zërin e grave dhe vajzave në rajon.
“Qëllimi është që me i thye paragjykimet dhe që gratë në Ballkanin Perëndimorë me shkru se si e shohin vetën dhe pozitën e tyre në shoqëri. Ka pasur raste kur gratë kanë shkruar se janë të fuqishme, ka pasur raste kur ato nga burrat shihen edhe si pronë, por ka pasur edhe rase që kanë shkruar se nuk duan të vriten”, tha Kukaqi.
“Ka pasur raste ku janë ndalur edhe burrat edhe pse qëllimi i aktivitetit ka qenë të dalin gratë, por burrat kanë shkruar se qysh i shohin gratë në jetën e tyre, dhe rolin e tyre në shoqëri. Burrat që janë ndalur janë pakëz më shumë feminist që i përkrahin gratë e tyre dhe kanë qenë shkrime pozitive”.
Ndërsa Endrit Hasholli tha se ky aktivitet është regjional për shtetet e Ballkanin Perëndimorë.
“I njëjti send është duke ndodhur edhe në 6 shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor, ku e mira e kësaj është se ka me u veçua krejt zëri i grave dhe vajzave në rajon. Kjo është e organizuar prej “We Ballkan’s” që merret për ngritjen e kauzave të ndryshme që kanë në rajon”, tha ai.
