Jo më kot thonë “Bota është e rrumbullakët”.
Teksa The Weeknd po “qan” pasi e dashura e tij, Selena e tradhtoi, Bella po shijon udhëtimin në Romë me miken e saj dhe është më e lumtur se kurrë.
Modelja 21 vjeçare e ka përjetuar shumë keq ndarjen nga këngëtari kanadez dhe lidhjen me ish-miken e saj, Selenën, por koha e ka ndihmuar që ta rimarrë veten dhe treguar se gjithçka që bën në këtë jetë të kthehet pas.
Falë ribashkimit të Justin dhe Selenës, The Weeknd ka sot në publik imazhin e një mashkulli të tradhtuar, që i kanë “vënë brirët” . Me të vërtetë nuk është faji i tij, por e parë në këndvështimin e Bellës, duket si një hakmarrje e ëmbël…fundja të gjithë një ditë marrim atë që meritojmë.
Bukuroshja ka postuar një foto në instagramin e saj ku shkruan: Një moment perfekt. Më në fund e përqëndruar dhe shumë e lumtur.