Duket se është kthyer në trend që yjet e showbizzit t’i rikthehen ish-ave.
The Weeknd do të marrë hak pas ndarjes nga Selena Gomez, pasi ai po përpiqet me çdo kusht që të rikthehet me ish-të dashurën e tij modele. Reperi po tenton të rilidhet me modelen Bella Hadid. Burime pranë saj rrëfejnë se reperi po i dërgon mesazhe dhe telefonata pafund, duke i kërkuar të kthehen bashkë.
E dini se çfarë ka ndodhur? Bukuroshja i ka injoruar që të gjitha thirrjet e ish-it të saj, duke qenë se është tejet e lumtur në krahët e 31-vjeçarit romantik Drake. Reperi nuk e ka kapërcyer ende faktin se Bella është në lidhje me ish-mikun e tij.
Burimi ka treguar se reperi ka çuar edhe lule në shtëpinë e Bella-s, e cila nuk i ka pranuar.