Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka këmbëngulur se ata nuk kanë nevojë të “gërmojnë” në tregun e transferimeve gjatë verës për ndonjë sulmues.
Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubemayenag janë blerë në dy afatet e fundit, përderisa Wenger e ka Danny Welbeck, ashtu sikurse edhe Alex Iwobi – lojtar nga akademia, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.
Nga këto llogari, francezi që ka shërbyer gjatë në Arsenal nuk ka në plan të sjell ndonjë sulmues tjetër.
Ai shprehet i kënaqur me vijën sulmuese të cilën e ka tash në dispozicion e me të cilën sezonin tjetër synon t’i hyjë garës për titull.