Wenger i del krah Xhakës pas kritikave të Neville

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 16:59 | Nga

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, iu është përgjigjur kritikave të ish mbrojtësit të Manchester United, tash analist, Gary Neville, rreth paraqitjes së topçinjve ndaj Manchester City.

Në komentim të ndeshjes finale të FA Cup, Neville kishte thënë se disa futbollist të Arsenal, si Granit Xhaka dhe Mesut Ozil, po ecnin nëpër fushë.

Por Wenger nuk i ka dhënë të drejt aspak atij.

“Mund të gjenden futbollist që ecnin nga të dy klubet. Gjithmonë mund të nxirrni fotografi për të justifikuar atë që thuhet për ndeshjen”.

“Në secilën lojë, në të dy krahët, ka momente  kur futbollistët s’janë në linjë. Duhet ta analizoni pse”.

“Deklarata e Neville nuk më bind”, ka thënë Wenger kur janë përmendur Xhaka dhe Ozil/Klan Kosova/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme