Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është gati të bëjë një ofertë për sulmuesin e Celticut, Moussa Dembele.
Sipas mediumit britanik Daily Star, Wenger ka identifikuar Dembelen si zëvendësim adekuat për Alexis Sanchezin.
Ish ylli i Fulhamit, Dembele kishte një vit mahnitës për Celticin e Brendan Rodgersit, duke shënuar 32 gola në të gjitha garat dhe duke ndihmuar skuadrën nga Glasgow të fitojë kampionatin dhe Kupën në Skoci.
Sezoni i tij mahnitës përfshin edhe het-trikun e parë të derbit të vjetër që nga viti 1966, në një fitore 5-1 kundër Rangers në shtator dhe pesë golat e Ligës së Kampionëve.
21-vjeçari u emërua gjithashtu edhe në skuadrën më të mirë të sezonin në Ligën Premier Skoceze.
Dembele kishte çmimin 30 milionë funte më herët këtë verë, por Celticu mund të kërkojë më shumë pasi ka lënë tre vjet në kontratën e tij.