Mesut Ozil “dëshiron që të qëndrojë” në Arsenal dhe “nuk duhet bindur”.
Kështu ka thënë menaxheri, Arsene Wenger, i cili ka pohuar kështu, derisa kontrata e Ozil me klubin është duke shkuar drejt fundit.
Derisa është pyetur Wenger në lidhje me vazhdimin e bisedimeve për kontratën, ka thënë: “Na e lini neve atë dhe të mos flasim për atë”.
“Nuk dëshiroj të largohet askush. Në këtë moment është e vështirë. Deri në fund e dimë se ai është këtu, por pas asaj nuk mund t’ua them”, ka thënë Wenger më tutje.