Wenger: Një lojtar profesional duhet të jep maksimumin deri në ditën e fundit të kontratës

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 09:08 | Nga

Pas përfundimit të miqësores ndaj Sevillas, ku Arsenali humbi me rezultat 1:2 në kuadër të Emirates Cup, ka folur trajneri Arsene Wenger në lidhje me lojtarët që janë afër skadimit të kontratës.

Tekniku francez ka thënë se nuk beson që paraqitja ndaj klubit spanjoll ishte e lidhur me mos rinovimet.

“Kur jeni një futbollist profesionist duhet të japësh maksimumin deri në ditën e fundit të kontratës”.

“Unë mendoj se paraqitja e ditës së sotme nuk ka lidhje me kohëzgjatjen e kontratave, edhe pse do dëshironim të nënshkruanim me të gjithë për 20 vjet”.

Alexis Sanchez nuk ishte në fushë, por ky ishte një mesazh i qartë për atë dhe gjithë të tjerët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme