Arsene Wenger ka zbuluar se pozita e tij në klubin londinez do të rishikohet dhe se ky proces nuk do të jetë i pazakontë.
Por, francezi që nënshkroi kontratë të re dyvjeçare në fund të sezonit të kaluar, nuk ka qenë mjaft i qartë rreth të ardhmes së ti në Arsenal.
“Thashë se unë ulem me bordin në fund të çdo sezoni dhe e shohim se kah na çojnë rrugët”, ka thënë Wenger për BeINsports.
Ai ka theksuar se komentet e tij në të kaluarën janë keqinterpretuar. “Nganjëherë e thua një fjali dhe njerëzit ta kthejnë në mënyrën e vet”.
Pastaj, ai vazhdoi me një deklaratë tjerët të paqartë sa i përket të ardhmes së tij: “Kam kontratë dyvjeçare dhe gjithmonë do të tentojë ta çojë deri në fund, por gjithmonë jam i sinqertë dhe ulem me bordin për të parë se ka na çojnë rrugët nga aty. E thjeshtë është kjo”.